Reali do t’i ofrojë Modricit kontratë të re – marrëveshja akoma nuk është arritur

Reali do t’i ofrojë Modricit kontratë të re – marrëveshja akoma nuk është arritur

Real Madrid ka gati planin për të ardhmen e Luka Modric.

Ylli kroat i futbollit, Luka Modric, duket se do të ketë një tjetër mundësi për të vazhduar me Real Madridin.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, plani i ‘Los Blancos’ është që t’i ofrojnë kontratë të re mesfushorit, për një sezon shtesë, përcjell Periskopi.

Asgjë nuk është dakorduar akoma mes palëve, por qëllimi i bordit të Realit është konfirmuar.

Kontrata do të diskutohet gjatë javëve të ardhshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: