‘El Clasico’ bartet jashtë fushave të blerta – gjigantët e Spanjës në garë për lojtarin e Napolit
Real Madrid dhe Barcelona janë vënë në kërkim të një mesfushori dhe tashmë kanë gati emrin.
Raportime nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se gjigantët e La Liga kanë vënë syrin te Eljif Elmas, i cili po shkëlqen me Napoli këtë sezon, transmeton Periskopi.
22 vjeçari, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ka qenë pjesë e rëndësishme e rotacionit të Luciano Spaletti këtë edicion.
Elmas mund të ketë mundësi për një fillim të ri në Spanjë, me Realin dhe Barcën që janë gati të luftojnë për kartonin e tij.
Lojtari ka bërë mirë edhe me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar pjesëmarrjen në play off./ Periskopi/