Brazili pa Neymar kundër Argjentinës së Messit – lëndim muskulor
Brazili dhe Argjentina do të vihen përballë njëra-tjetrës në ndeshjen e radhës kualifikuese, për kampionatin botëror.
Brazili ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin në finalet e botërorit, kurse Argjentina teorikisht duhet bërë edhe pak.
Për ndeshjen e radhës mes tyre, ‘klasikes’ së kombëtareve, Brazili duhet t’i kundërvihet Argjentinës pa shërbimet e më të mirit të tyre, Neymar, përcjell Periskopi.
Ylli i Paris Saint Germain ka pësuar një lëndim në kofshë, dhe si pasojë do të mungojë.
Ndeshja e fundit mes Brazilit dhe Argjentinës ishte një triller i vërtetë, me polici në fushë dhe shumë gjëra që s’përkojnë me futboll. /Periskopi/