Ajo që Anglia i bëri sonte San Marinos është thjesht dhunim sportiv, San Marino përjetoi horrorin në shtëpi të vet

Ajo që Anglia i bëri sonte San Marinos është thjesht dhunim sportiv, San Marino përjetoi horrorin në shtëpi të vet

Anglia e ka mposhtur si mysafire Kombëtaren më të dobët në rruzullin tokësore, San Marino, me rezultat 10-0.

Po, e lexuat drejtë… DHJETË ME ZERO!

Gjërat e tilla thjesht e shëmtojnë futbollin dhe nuk duhet të ndodhin kurrë në një nivel të tillë.

Në fakt, San Marinos duhet t’i vihen pengesa paraprake para se t’i lejohet të konkurrojë me Kombëtaret e tjera evropiane.

Po, është aq e dobët… një fitore e ka në histori dhe gjërësisht njihet si Kombëtarja më e keqe e futbollit në tokë.

Harry Kane shënoi plot katër gola, derisa Republika më e vjetër në botë mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 68.

Pas kësaj fitoreje, Anglia e mbyll grupin si lidere me 26 pikë.

Më poshtë, golashënuesit e plotë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: