Qeveria nuk i mban premtimet që ua jep artistëve, flet Enver Petrovci (Video)
Me një xhirollogari bankare të hapur në emrin e tij në ProCreditBank dhe një linjë të përshtatshme telefonike të lejuar nga PTK-ja, Petrovci po kërkon para nga qytetarët.
Aktori shprehet se kjo iniciativë, e cila, sipas tij, është ligjore, erdhi pasi filmi nuk u mbështet nga asnjë institucion shtetëror, pavarësisht premtimeve të ministrit Kujtim Shala dhe vet kryeministrit Mustafa.
Ligji për sponsorizimet dhe donacionet në fushën e kulturës, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës në dhjetor, lejon sponsorizimin dhe donacionet në çdo formë.
KTV-ja ka kontaktuar zëdhënësin e Ministrisë së Kulturës, Ndue Ukaj, për të këtë çështje, por ai ka kërkuar pyetjet me email dhe nuk i ka kthyer fare përgjigjet.
Skenari i Petrovcit nuk mori përkrahjen e jurisë së Qendrës Kinematografike të Kosovës në konkursin e 2015-ës.