Fansat serbë e tallën Cristiano Ronaldon në rrugë pasi mposhtën Portugalinë
Ekziston rreziku që Cristiano Ronaldo dhe Portugalia të mos marrin pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Të dielën mbrëma, Portugalia mposhti në shtëpi Serbinë, që nënkupton se do të duhet të navigojë përmes playoffit për të arritur në Katar.
Skuadra e Ferandos Santos e pati fatin e vetë në duar, transmeton Periskopi.
Portugezët patën nevojë për një barazim dhe madje kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave përmes Renato Sanchesit.
Por goli i barazimit nga Dusan Tadic në përfundim të pjesës së parë, i dha hov një pjese të dytë tensionuese.
Pas pushimit mes pjesëve, Portugalia ftoi presingun në vete derisa Serbia vazhdoi të kërkonte golin e fitores.
Pastaj, në minutën e fundit të kohës së rregullt, e mori shpërblimin përmes një goli nga Aleksandr Mitrovic me kokë, për dëshpërimin tonë.
Dhe fansat serbë ishin të ngazëllyer me rezultatin, sidomos pasi kishin mposhtur një prej futbollistëve më të mirë në histori, Cristiano Ronaldon.
Një video është publikuar ku shihen disa fansa serbë në rrugë në vendin e vetë, duke performuar festimin ‘SIUUUUUUUU’ të CR7.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Serbian fans after beating Portugal yesterday ? pic.twitter.com/6RGwn1HN3L
— Football Shithousery (@FootyRustling) November 15, 2021