Njohësi i sportit, Beqiri pas kualifikimit të Serbisë: Klubet serbe nuk i detyrojnë talentet të paguajnë asnjë cent (dinar)
Njohësi i zhvillimeve në sport, Latif Beqiri, ka bërë një reagim interesant pas kualifikimit të Serbisë në Kupën e Botës Katari 2022.
Serbia e mposhti si mysafire kombëtaren e Portugalisë mbrëmë për të siguruar kualifikimin direkt për në Kupën e Botës, e në anën tjetër Kosova pas barazimit me Greqinë përfundoi në vendin e fundit në grup.
Sipas njohësit Beqiri, problemet ekzistojnë qysh në mënyrën se si dy kombet tona merren me talentet e reja sportive.
“Pra, klubet serbe nuk i detyrojnë talentet të paguajnë asnjë cent (dinar).
Gjë që është ndryshe në Kosovën tonë të dashur. Këtu, jam edhe vet deshmitarë, kushtet që i ofrojnë klubet janë të mjerueshme, plus duhet me pagu 30 euro në muaj pat apo s’pat talent për futboll djali.” – shkruan z. Beqiri, përcjell Periskopi.
Ai ka propozuar që Kosova të investojë më shumë në shkolla të futbollit.
Statusi i plotë:
Serbia ka investu edhe vazhdon të investojë në shkolla të futbollit edhe për këtë arsye janë këtu ku janë – kombëtarja më e fortë në ballkan. Andaj nuk keni çka me vajtu kualifikimin e sajë ne botëror.
Skuadrat e tyre në krye me Crvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, përkatesisht skautat e tyre, dalin neper mahalla e lagje te qytetit dhe lypin talente të reja. I përzgjedhin më të mirët dhe u’a mundësojnë që të kanë gjithçka që nevojitet, pa asnjë kompensim.
Pra, klubet serbe nuk i detyrojnë talentet të paguajnë asnjë cent (dinar).
Gjë që është ndryshe në Kosovën tonë të dashur. Këtu, jam edhe vet deshmitarë, kushtet që i ofrojnë klubet janë të mjerueshme, plus duhet me pagu 30 euro në muaj pat apo s’pat talent për futboll djali. Nuk i tregojnë prindërve të atyre fëmijve që djali i juaj s’ka lidhje me futboll, por i’a marrin paret për palidhje. Dhe kjo shkakton një barazi të panevojshme me talentat e tjerë, për shkak se trajnerëve nuk u mundësohet që të punojnë vetëm me ata që shfaqin talent.
Pra, ne duhemi me investu në shkolla të futbollit dhe t’ua mundësojmë talentëve të gjitha siç e ceka më herët.
Inatin që e kemi duhet me shfrytëzu për të mirë.
Forca Kosovë!