Një gol i vjetër i Adel Taarabtit po shkon viral në internet dhe është thjesht sensacional

Një gol i vjetër i Adel Taarabtit po shkon viral në internet dhe është thjesht sensacional

Adel Taarabt është një futbollist engimë.

Ai ishte një prej futbollistëve më të talentuar që ka parë ndonjëherë Premier League.

Pse atëherë ai dështoi të kishte karrierë të bujshme te ndonjë top klub evropian?

Herën e parë kur fansat anglezë zbuluan talentin e Taarabt ishte kur ai iu bashkua Tottenhamit, transmeton Periskopi.

Spurs e transferoi atë si 17-vjeçar nga Lensi dhe ai tregoi shkëndija magjie në moshë kaq të re.

Mirëpo, ai bëri vetëm 16 paraqitje para se t’i bashkohej QPR-së, fillimisht në formë huazimi dhe pastaj në baza permanente.

Dhe marokeni ishte thjesht shumë i mirë për Championshipin anglez.

Dhe një prej golave që ai shënoi gjatë kohës në ligën e parë angleze po shkon viral përsëri në rrjetet sociale.

Erdhi në një ndeshje në shtëpi kundër Prestonit më 17 tetor 2009 – dhe ishte thjesht shumë i mirë.

Taarabt pranoi topin me gjoks afër mesit të fushës pas një degazhimi nga portieri. Ai mposhti me lehtësi një mbrojtës të Prestonit, derisa e solli topin në zonën e kundërshtarit.

Ai pastaj u konfrontua nga disa mbrojtës. Evitoi një, para se t’ia fuste nën këmbë një tjetri me lëvizje të shpejtë, para se të lansonte një goditje perfekte me efej nga distaca.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: