Hamilton komenton triumfin spektakolar në Sao Paulo: Vikendi më i mirë që kam pasur në karrierën time

Hamilton komenton triumfin spektakolar në Sao Paulo: Vikendi më i mirë që kam pasur në karrierën time

Lewis Hamilton ka dëshmuar edhe një herë mbrëmë pse ai konsiderohet në mesin e pilotëve më të mirë që ka njohur Formula 1.

Kampioni në fuqi nuk ishte në një pozitë të mirë në startin e garës, pas dënimit që mori nga Formula 1, por kjo nuk e pengoi për të dalë fitues.

Hamilton la prapa vetes Max Verstappen, duke u nisur nga pozita e 10-të, dhe kjo arritje atij i duket si më e mira në karrierën e tij.

“Dhashë gjithçka nga vetja. Ky ishte definitivisht vikendi nga më të mirët, nëse jo më i miri që kam përjetuar në karrierën time”, ka thënë Hamilton, transmeton Periskopi.

“Nuk besoja se mund të ngushtoja diferencën për kampionatin, sepse gjërat nuk po shkonin mirë për ne, por, KURRË MOS U DORËZONI”, shtoi britaniku.

Lewis Hamilton dhe Max Verstappen kanë tashmë vetëm 14 pikë diferencë në klasifikim, me holandezin që mbanë pozitën e parë. /Periskopi/

Shpërndaje në: