Serbia feston kualifikimin në Kupën e Botës duke përdorur harta që përfshijnë Kosovën – hesht UEFA e FIFA
Serbia ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës Katar 2022.
Një gol i anuluar në Beograd i Cristiano Ronaldos dhe një fitore e mbrëmshme e Serbisë, ishin kyçe për kualifikimin e serbëve në Kupën e Botës.
Pas kësaj arritje mjaft të madhe në nivel sportiv, serbët e prishën si gjithmonë, duke përfshirë politikë edhe në festën e futbollit, përcjell Periskopi.
Lojtarët e Serbisë janë fotografuar me maica që përmbajnë “hartën” e tyre, në të cilën pjesë e saj shihej të ishte edhe territori i Kosovës.
Kjo është një shkelje e serbëve në kuadër të ligjeve të UEFA, si dhe një provokim për të cilin duhet reaguar.
Megjithatë, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, por edhe ajo në botë (FIFA dhe UEFA), kanë heshtur para këtij skandali. Shikoni foton më poshtë. /Periskopi/