Kosova merr një pikë në Greqi – Zhegrova më i miri te Dardanët

Kosova merr një pikë në Greqi – Zhegrova më i miri te Dardanët

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2022 me një barazim 1:1 ndaj Greqisë, në Athinë, shkruan Periskopi.

Kosova ishte në disavantazh në këtë ndeshje, kur në minutën e 44′ pësoi gol. Për grekët realizoi Masouras.

Dardanët ishin diçka më mirë në pjesën e dytë, dhe golin arritën ta gjejnë në minutën e 76′.

Gjithçka erdhi nga një harkim i Edon Zhegrovës që gjeti mirë në zonë Rrahmanin, dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.

Dardanët mund të shënonin edhe një herë pas minutës së 80′, kur Zhegrova dribloi 3-4 kundërshtarë por në fund nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Anësori kosovar ishte dukshëm më i miri në këtë ndeshje në radhët e Dardanëve.

Greqia mund të merrte fitore në fund, por një super pritje e Aro Muric mohoi fitoren e helenëve.

Kosova e mbyll ciklin në pozitën e fundit me pesë pikë, kurse Greqia ka 10 pikë në pozitën e tretë. Spanja shkon nga pozita e parë, kurse Suedia mbanë pozitën e dytë, me Gjeorgjinë në pozitën katër. /Periskopi/

Shpërndaje në: