Maqedonia e Veriut triumfon ndaj Islandës, fiton edhe Gjermania
Maqedonia e Veriut ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Islandës, derisa Gjermania ka mposhtur në udhëtim Armeninë.
Fqinjët tanë mposhten Islandën me rezultat 3 – 1.
Ezgjan Alioski realizoi gol të bukur pas vetëm shtatë minutave, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Trajkovski (7′).
Maqedonia e Veriut gjeti edhe golin e dytë përmes Churlinov, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Islanda e nisi më mirë pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin përmes Thorsteinsson (54′).
Mirëpo, Maqedonia sërish riktheu avantazhin përmes Elmas, që u asistua nga Alioski (65′).
I njëjti tre minuta para kohës së rregullt, shënoi sërish për të vulosur fitoren e vendasve (87′).
Ndërkohë, Gjermania që tashmë është kualifikuar fitoi bindshëm ndaj Armenisë me rezultat 1 – 4.
Kështu, Gjermania e mbyll grupin si lider me 27 pikë, ndërsa Maqedonia renditët e dyta me 18 pikë, që nënkupton se do garojë në play-off.