I madhi Hamilton bën çmendurinë – i pari në Grand Prix të Brazilit
Lewis Hamilton ka marrë një fitore të çmendur në Grand Prixin e Sao Paulo.
Piloti britanik, ndonëse u nis pas Verstappen këtë garë, arriti që të përmbyste gjithçka dhe të dilte i pari, shkruan Periskopi.
Hamilton përfundoi garën para rivalit të tij kryesor, Max Verstappen, si dhe në podium përfundoi edhe Valtteri Bottas.
Hamilton dhe Verstappen të dy numëruan nga 4 pit stope, ashtu sikur edhe Bottas.
Kampioni në fuqi tani ka pruar diferencën në vetëm 14 pikë me Verstappen, me holandezin që është i pari aktualisht në klasifikimin e përgjithshëm. /Periskopi/