Kroacia siguron kualifikimin në Kupën e Botës 2022

Kroacia siguron kualifikimin në Kupën e Botës 2022

Kombëtarja e Kroacisë ka prerë biletën për Kupën e Botës Katar 2022.

Kroatët kanë marrë fitore sot kundër Rusisë, dhe kanë siguruar kështu pikët e nevojshme për të marrë pjesë në kampionat, shkruan Periskopi.

Një autogol i Fedor Kudryashov ia siguroi Kroacisë fitoren në një ndeshje të drejtpërdrejtë për vendin e parë në Grupin H kualifikues në Stadiumin Poljud.

Kroacia shkon në Botëror si fituese e grupit me 23 pikë, ndërsa Rusia do të luajë në play-off për pjesëmarrje në Katar 2022, pasi e mbylli fushatën kualifikuese në vendin e dytë me 22 pikë.

Kroacia i bashkohet Gjermanisë, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës si pesë skuadrat e para që e sigurojnë kualifikim në Kupën e Botës nga Evropa

Kjo do të jetë hera e gjashtë që Kroacia merr pjesë në Botëror. /Periskopi/

Shpërndaje në: