Kosova në Athinë për të mbyllur ciklin kualifikues – synohet tri pikët ndaj Greqisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sonte ndeshjen e fundit në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2022.
Dardanët janë mysafirë të helenëve në kuadër të xhiros së fundit në grupet për kualifikuese, shkruan Periskopi.
Kosova vjen në këtë ndeshje pas tri humbjeve radhazi, nga Suedia, Spanja e Gjeorgjia, dhe synon ta mbyllë ciklin me diçka pozitive.
Skuadra që drejtohet nga Primoz Gliha është e fundit në grup, pa asnjë gjasë për kualifikim – siç është pa gjasa edhe Greqia.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45. /Periskopi/