Jorginho humbi penalltinë në minutat e fundit, Mancini i del në mbrojtje

Jorginho humbi penalltinë në minutat e fundit, Mancini i del në mbrojtje

Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, i ka dalë në mbrojtje Jorginhos.

Çuditërisht kandidat për Topin e Artë, Jorginho është kthyer në një lojtar që merr shumë vëmendje. Mbrëmë vëmendja për të shkoi pasi humbi një penallti.

Mesfushori italian kishte mundësinë t’i jepte tri pikë Italisë, por gjuajtja e tij nga penalltia përfundoi mbi portë.

Kritikat për të ishin të shumta, megjithatë, Jorginhos i ka dalë në mbrojtje trajneri i kombëtares, Roberto Mancini.

“Ne humbëm një penallti në ndeshjen e parë, dhe një këtu. Këto gjëra ndodhin. Jorginho ndihej i gatshëm për ta goditur, dhe është mirë që e bëri. Ai është një nga ekzekutuesit më të mirë në skuadër”, ka thënë Mancini, transmeton Periskopi.

“Në pjesën e parë hasëm në vështirësi dhe vuajtëm. Pastaj erdhëm në shprehje por humbëm golin e fitores”, shtoi trajneri.

Jorginho do të jetë me siguri pjesëmarrës në ceremoninë e 29 nëntorit, për të parë se kujt do t’i ndahet Topi i Artë. /Periskopi/

Shpërndaje në: