Vetëm 2 javë pasi u largua nga Barcelona, Koeman gjen skuadrën e re për ta drejtuar?

Vetëm 2 javë pasi u largua nga Barcelona, Koeman gjen skuadrën e re për ta drejtuar?

Ronald Koeman mbeti pa punë, pasi Barcelona vendosi ta shkarkonte nga pozita e trajnerit për ta emëruar në vend të tij Xavi Hernandez.

Mirëpo, puna e holandezit te Barcelona nuk u konsiderua e dobët nga të gjithë. Madje, vetëm dy javë pasi ndodhi shkarkimi, një skuadër ka shfaqur interesim të madh për të.

Bëhet fjalë për gjigantin skocez, Rangers, të cilët janë në kërkim të një trajneri dhe kanë shënjestruar teknikun holandez, transmeton Periskopi.

Rangers drejtoheshin nga Gerrard, por ky i fundit u angazhua në një aventurë të re, që e dërgon në Premier League. Aston Villa është skuadra e re e ikonës së Liverpool.

Koeman dhe Rangers akoma nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por ish trajneri i Barcelonës shihet në listën e ngushtë të skocezëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: