Trajneri i Greqisë para lojës me Kosovën: Kanë skuadër të mirë, nuk do të jetë lehtë

Trajneri i Greqisë para lojës me Kosovën: Kanë skuadër të mirë, nuk do të jetë lehtë

Trajneri i Greqisë ka dhënë disa komente para ndeshjes Greqi – Kosovë.

John van’t Schip ka thënë se Kosova ka një skuadër të fortë me lojtarë të rrezikshëm, dhe ka bërë të ditur se nuk do të jetë ndeshje e lehtë për helenët, përcjell Periskopi.

“Kosova ka ekip të mirë, janë të rrezikshëm me lojtarë të fortë dhe të shpejtë”, deklaroi fillimisht ai.

“Mbrojtësit e tyre janë agresivë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar, ta mbajmë topin në zotërim dhe të kemi pozicionin e duhur për ta fituar atë”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duam të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët nga ky duel”, shtoi më tej John van’t Schip.

Kosova dhe Greqia përballen nesër, në Athinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: