E thotë Romano: Arrihet marrëveshja, Alves kthehet te Barcelona

E thotë Romano: Arrihet marrëveshja, Alves kthehet te Barcelona

Fabrizio Romano ka dhënë më të rejat lidhur me situatën e Dani Alves.

Xavi Hernandez dëshiron rikthimin e Dani Alves në skuadrën e Barcelonës dhe tashmë gjithçka duket të jetë e kryer.

Sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano, Alves do të kthehet te Barcelona si lojtar i lirë, dhe tashmë pritet vetëm aprovimi i La Liga, përcjell Periskopi.

Marrëveshja me mbrojtësin brazilian është arritur me një kontratë një sezonale, pas bisedimeve direkte me kampin e lojtarit.

Xavi e dëshiroi transferimin e Alves, MENJËHERË, pasi ka besimin e përvoja e tij mund t’i ndihmojë skuadrës. /Periskopi/

Shpërndaje në: