Man City po përgatit ofertë të re për Harry Kane – janari mund ta largojë lojtarin nga Londra
Manchester City nuk ka hequr dorë nga Harry Kane.
Ylli anglez, Harry Kane, ishte dëshira kryesore e Manchester City në merkaton e verës, por ‘Citizens’ nuk e mbyllën dot marrëveshjen me të.
Megjithatë, shpresat nuk janë shuar në kampin e kampionëve të Anglisë. Sipas raportimeve të fundit nga ESPN, City po përgatisin një ofertë për merkaton e janarit, përcjell Periskopi.
City duan të testojnë vendosmërinë e Spurs për të mbajtur Kane.
Oferta kësaj radhe pritet të jetë e pa rezistueshme. Nuk dihen akoma shifrat që do të përfshihen. /Periskopi/