Zvicerani Shaqiri optimist para ndeshjes me Italinë: Kemi shanse për të fituar

Zvicerani Shaqiri optimist para ndeshjes me Italinë: Kemi shanse për të fituar

Xherdan Shaqiri ka dhënë disa komente para ndeshjes që Zvicra e luan kundër Italisë.

Kombëtarja e Zvicrës do të ketë një sfidë mjaft të vështirë kundër kampionëve të Evropës, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Para kësaj ndeshje, mesfushori ofensiv zviceran, Shaqiri, është shprehur optimist për këtë ndeshje.

“Italia është favorite, por ka një shans për të fituar. Ne nuk erdhëm këtu për të mbyllur në mbrojtje. Nuk mund ta harrojmë humbjen në qershor, por sot kemi ndjenja të ndryshme. Do të jetë një lojë ndryshe. Viti i ri, trajneri i ri dhe kemi optimizëm për të ardhmen. Duam të reagojmë për humbjen e kampionatit evropian”, shtoi ai.

“Duhet ta pranojmë, ky është futbolli. Lëndimet u japin mundësi lojtarëve të tjerë të marrin një rol të rëndësishëm. Problemi është edhe te kombëtarja italiane. Duhet të japim maksimumin për të luajnë një rol të rëndësishëm, t’i ndihmojmë ata që kanë ardhur së fundmi të përshtaten”, ka theksuar ylli zviceran i Lyon./Periskopi/

Shpërndaje në: