Pronarja e Newcastle: Biseduam për blerjen e Inter, por rregullat në Itali e pamundësojnë operacionin
Amanda Satveley, bashkëpronare te Newcastle United, ka komentuar thashethemet se pronarët e skuadrës angleze duan ta blejnë skuadrën e Inter.
Staveley ka thënë se kanë shqyrtuar mundësinë që të blejnë një skuadër në Itali, por struktura e Serie A është një katastrofë në vete.
Po ashtu, rregullat e PIF janë atë që kanë penguar rrugën drejt finalizimit të operacionit.
“Ne kemi biseduar me Inter Milan, AC Milan, por problemi ishte te struktura e ligës. Ishte tollovi. Kemi parë edhe Bordeaux (Francë)”, ka thënë Staveley, transmeton Periskopi.
“Por, tani nuk jemi duke përcjellur më situatën e Inter”, shtoi ai.
Newcastle United është aktualisht skuadra më e pasur në botë, pikërisht për shkak të pronarëve të rinj. Inter nuk e pati këtë fat./ Periskopi/