Shqipëri – Angli: Kështu pritet të rreshtohen ‘kuqezinjtë’
Shqipëria do të ketë sot përballjen më të vështirë në këto kualifikuese.
Skuadra e drejtuar nga Edi Reja do të luajë përballë Anglisë së Gareth Southgate, përcjell Periskopi.
Në këtë ndeshje, Reja pritet të startojë me sulmuesit Cikalleshi-Uzuni. Po ashtu, Nedim Bajrami pritet të jetë startues në këtë ndeshje.
Trashi dhe Hysaj pritet të mbulojnë krahët, kurse Ismajli, Kumbulla e Veseli pritet të luajnë në mbrojtje, me Strakoshën në portë.
Më poshtë mund të shihni formacionin e mundshëm të Shqipërisë për sonte. /Periskopi/