Ky është ‘Burri më seksi në botë për vitin 2021’, sipas People
Paul Rudd e ka të vështirë ta pranojë titullin si “Burri më seksi në botë për vitin 2021” nga People.
Aktori, 52 vjeç, i ka dëgjuar të gjitha në karrierën e tij, por seksi? Pak e pazakontë për të.
“Unë jam i vetëdijshëm, mjaftueshëm, për ta ditur që kur njerëzit të lexojnë se u zgjodha për këtë titull, do të thonë: ‘Çfarë?’,” u shpreh aktori për People.
“Ndoshta kjo modesti, e shoqëruar me sytë e mrekullueshëm të gjelbër dhe buzëqeshja e lehtë, është pikërisht arsyeja pse audienca ka rënë në dashuri me Rudd gjatë viteve,” shkruan People.
Gruaja e aktorit, Julie Yaeger, ishte e para që e mori vesh lajmin.
“Ajo ishte e habitur. Por u tregua e ëmbël. Pas një qeshjeje dhe tronditjeje, ajo tha ‘Oh, bënë zgjedhjen e duhur’. Ndoshta nuk po thoshte të vërtetën, po çfarë do thotë ajo?”
Tani që është zyrtarisht seksi, Rudd u shpreh me humor se shpreson që jeta e tij të ndryshojë.
“Unë shpresoj që tani më në fund të jem i ftuar në ato darkat seksi me [George] Clooney, [Brad] Pitt dhe [Michael] B. Jordan.”
Ndërkohë Chris Evans: