Veç 1-0 fiton Spanja kundër Greqisë
‘Furia e Kuqe’ ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sot.
Kombëtarja e Spanjës ka arritur të mposht Greqinë me rezultat 0-1.
Mysafirët që nga fillimisht ishin shumë dominues në kërkim të gjejnë golin e epërsisë.
Ishte minuta e 26′ kur ‘Furia e Kuqe’ gjeti epërsinë me golin e Pablo Sarabias nga penalltia.
Edhe në vazhdim spanjollët ishin më të mirë, megjithatë pjesa e parë u mbyll 0-1.
Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar dhe me shumë më pak raste shënimi.
Spanja u mbrojt më shumë dhe me sukses arritën të ruajnë avantazhin duke marrë tre pikë shumë të vlefshme.
Me këtë fitore tani Spanja merr kreun e grupit B me 16 pikë, ndërsa Greqia mbetet e treta me nëntë pikë.
Ne duelet tjera Gjermania demoloi Lihtenshtajnin 9-0, Kroacia fitoi bindshëm 1-7 kundër Maltës.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën sot nga ora 20:45.