Mauricio Pochettino ka dhënë një deklaratë shumë të guximshme rreth kualitetit të Ligue 1
Mauricio Pochettino ka ngritur disa vetulla duke e etiketuar Ligue 1 si ‘ligën më fizike në botë’.
Ish-trajneri i Southamptonit dhe Tottenhamit beson se futbolli në Francë është më i vështirë se ai në Premier League, transmeton Periskopi.
Pochettino foli për ‘getfootballnewsfrance’: ”Përshtypja ime është se është një ligë shumë e komplikuar.
”Kualiteti është aty. Mendoj se është liga më fizike në botë. Mendoj se talenti është i jashtëzakonshëm, dhe ka trajnerë të mëdhenj poashtu.
”Secila ndeshje që shihni, të gjitha skuadrat kanë kapacitetin për të fituar, kurrë nuk dorëzohen.
”Mendoj se është ligë shumë, shumë e mirë dhe jemi të lumtur që jemi këtu.
”Nuk po them se është më e mirë se Premier League, por mendoj se në mënyrën si janë ndeshjet këtu – mendoj se janë më fizike se në Premier League.” /Periskopi.com/