John Terry pritet të aplikojë për trajner të Rangers, pas largimit të Gerrardit

John Terry pritet të aplikojë për trajner të Rangers, pas largimit të Gerrardit

Rangers së shpejti mund të marrë një aplikim për punë nga legjenda e Premier Leagues, John Terry, sipas reporterit të ‘Sky Sports’, Michael Bridge.

Gazetari ka favorizuar ish-kapitenin e Chelseat për ta vënë emrin e tij në mesin e atyre që mund të marrin drejtimin në ‘Ibrox’.

Të mërkurën, Aston Villa konfirmoi se ish-trajneri i Rangers, Steven Gerrard është emëruar kryetekniku i klubit, transmeton Periskopi.

Rangers është aktualisht pa trajner, edhe pse raportet e fundit sugjerojnë se Giovanni van Bronckhorst është shumë i vendosur të bëhet pasuesi i menjëhershëm i Steven Gerrardit.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës e njeh mirë klubin nga Glasgou, ku kaloi tri sezone si lojtar dhe fitoi dy trofe të ligës.

Me shumë opsione mbi tavolinë, mbetet të shihet për kë do të vendos gjiganti skocez.

Dhe Bridge beson se Terry do ta vëjë veten në dispozicion.

”Jam i sigurtë se ai [Terry] do të aplikojë për këtë punë,” u shpreh Bridge.

Terry ende nuk ka pasur asnjë eksperiencë si trajner, po njejtë ishte edhe Gerrard para se të merrte drejtimin e skuadrës më 2018. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: