Drenica mposht Kosovën U21
Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Drenicës, e cila përfundoi në të mirë të skuadrës nga Superliga.
Drenicakët triumfuan me rezultat minimal 1-0, shkruan Periskopi.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Edin Dushi në minutën e tretë të takimit.
Kujtojmë se ndeshjen e ardhshme kompetitive Kosova U21 e zhvillon kundër Shqipërisë më 16 nëntor. /Periskopi.com/