Emmanuel Eboue duke u shtirur se po i kupton taktikat e Koresë së Veriut, përgjithmonë do të jetë qesharake
Emmanuel Eboue është një prej karakterve më unike të futbollit modern.
Ylli nga Bregu i Fildishtë ishte gjithashtu një futbollist dinjitoz në ditën e tij më të mirë, me paraqitjet e tij për Arsenalin që ia siguruan një vend në formacionin startues të Arsenalit në finalen e Champions Leagues më 2006 kundër Barcelonës, transmeton Periskopi.
Eboue ishte një performues i rregullt edhe me Kombëtaren, me tash të pensionuarin 38-vjeçar që ka bërë 79 paraqitje për Bregun e Fildisht mes viteve 2004 dhe 2013, transmeton Periskopi.
Tri prej këtyre katër paraqitjeve erdhën në Kupën e Botës më 2010 nën urdhërat e Sven Goran Eriksson, një kompeticion ku ‘Elefantët’ u eleminuan në fazën e grupeve.
Por derisa ai dhe skuadra e tij nuk arritën të performojnë mirë sa duhet në fushë, Eboue ishte prapë në gjendje të dhuronte një prej momenteve më qesharake të shekullit XXI në futboll.
Në ndeshjen e fundit të grupit kundër Koresë së Veriut, e cila po bënte një paraqitje të rrallë në Kupën e Botës, mbrojtësi pretendoi se po i kuptonte mesazhet taktike të trajnerit të Koresë veriore, Kim Jong-Hun drejt kapitenit të tij.
Vëmendje, spolier në vazhdim: Eboue nuk e kuptoi as edhe një fjalë të vetme… /Periskopi.com/
Throwback to the 2010 World Cup when Emmanuel Eboué pretended to understand North Korea’s tactics.
???? pic.twitter.com/I5k0A2QPUg
— EndaStory (@EndaStoryFM) February 1, 2020