Andin Lokaj: Komplet stafi teknik dhe drejtori i Kombëtares duhet të shkarkohen, besoj se Ademi do të marrë masa
Gazetari sportiv, Andin Lokaj ka kërkuar shkarkimin e komplet stafit teknik dhe drejtorit të Kombëtares së Kosovës, pas humbjes 2-0 kundër Jordanisë.
‘Dardanët’ u mposhtën në ‘Fadil Vokrri’, falë reagimeve të dobëta në mbrojtje, shkruan Periskopi.
Pavarësisht se ishte takim miqësor, reagimet kanë qenë të menjëhershme nëpër rrjetet sociale dhe një prej atyre që ka kërkuar shkarkim të të gjithë të përfshirëve është Lokaj.
Duke dhënë një prononcim për Periskopin, ai ka thënë:
“Qe nga stafi teknik e deri te drejtori i reprezentacionit duhet te shkarkohen te gjithe dhe te sillet komplet nje staf i ri me nje shef te shtabit qe eshte karakter.
“ketyre qe jane aktualisht u ka kaluar koha, dhe me keta nuk do te arrijme gjera te medha por vetem deshperime, besoj ne Kryetarin Ademi qe do te marre masa shume shpejt ngase ai ia do me se shumti te miren Kombetares, e cila e kam thene qindra here synimin duhet ta kete te Euro 2024.” /Periskopi.com/