Valon Berisha: Po më vjen marre që humbëm nga Jordania
Kosova vazhdon të mos ngrejë kokën.
Dardanët janë mundur 0-2 në miqësoren e zhvilluan në Prishtinë nga Jordania.
Pas sfidës, ka folur mesfushori, Valon Berisha.
Ai thotë se po i vjen marre për atë që ndodhi në Fadil Vokrri, dhe do të tentojnë të ndërrojnë fytyrën me Greqinë.
“Humbëm, nuk luajtëm mirë dhe humbëm. Më besoni po më vjen marre që humbën nga Jordania”.
“Tani kundër Greqisë do të shkojmë të tregojmë fytyrën e vërtetë, nuk na duan, nuk na kanë pranuar, por ne shkojmë për fitore, duam të kthehemi me fitore”.
“Duhet të harrojmë ketë humbje kundër Jordanisë, të harrojmë edhe ciklin negativ dhe të shkojmë në Greqi për fitore”.
“Trajneri i ri? Nuk e dimë kush do të jetë trajner, por kemi nevojë për një me një strategji të qartë për të quar Kosovën përpara”.