Postimi brutal i Ismet Munishit pas humbjes shokuese të Kosovës kundër Jordanisë

Postimi brutal i Ismet Munishit pas humbjes shokuese të Kosovës kundër Jordanisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll vazhdoi me paraqitje të dobëta me trajnerin e përkohshëm, Gilha, teksa u mposht nga rivali që ishte inferior në letër, Jordania.

Jordanezët në fakt siguruan një fitore komode 2-0 në ‘Fadil Vokrri’, në një performancë anemike të ‘Dardanëve’, shkruan Periskopi.

Golat nga Faisal 18′ dhe Al Daradreh 85′, ia siguruan fitoren Jordanisë kundër kosovarëve, të cilët patën epërsi numerike për pak minuta në kohën shtesë të ndeshjes pas përjashtimit të Al Rawabdeh me kartonin e dytë të verdhë.

Sidoqoftë, një njeri që duket se ishte pak i brengosur me këtë që ndodhi në ‘Fadil Vokrri’ është trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Në një postim ironik në Facebook, ai vendosi të merrej me një çështje krejt tjetër duke e injoruar – me gjasë – qëllimisht rezultatin e Kosovës.

”Shumë interesant Bigg Brother.
Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emicione të pa para,” shkroi ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: