Jordania e fortë për Kosovën, Gilha e vazhdon aty ku e la Challandes me humbje

Jordania e fortë për Kosovën, Gilha e vazhdon aty ku e la Challandes me humbje

Kombëtarja e Jordanisë ka mposhtur Kombëtaren e Kosovës me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme si miqësore para asaj kompetitive me Greqinë.

Jordanezët ishin më imponues dhe golin e epërsisë së parë e arritën në minutën e 18, përmes Faisal, shkruan Periskopi.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Al Daradreh pas një gabimi katastrofal të Mërgim Vojvodës në mbrojtje.

Deri në fund, Jordania mbeti me një lojtar më pak në fushë pas një përjashtimi të Al Rawabdeh me kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj humbjeje, Kosovën e pret testi i vërtetë kundër Greqisë në Athinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës më 14 nëntor. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: