Mbyllet pjesa e parë: Kosova me shumë yje në disavantazh kundër Jordanisë

Mbyllet pjesa e parë: Kosova me shumë yje në disavantazh kundër Jordanisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’, aty ku Kosova është duke u ndeshur me Jordaninë në një miqësore të rrallë.

‘Dardanët’, pavarësisht se startuan me lojtarë si Muriqi e Rashica, nuk impresionuan në këtë interval e drejtë të themi, shkruan Periskopi.

Në fakt, jordanezët shënuan golin e vetëm të pjesës, duke qëlluar pas një kundërsulmi të shpejtë përmes Faisal, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca, falë edhe një devijimi në proces.

Pavarësisht se është vetëm një miqësore, ky takim konsiderohet si një test dinjitoz për trajnerin e përkohshëm Gilha, i cili ka shprehur vullnetin e tij për të vazhduar të punojë me Kombëtaren kosovare edhe pas këtyre ndeshjeve të nëntorit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: