Intervista e parë ndonjëherë e Leo Messit sa ishte lojtar i Newell’s Old Boys, ka shkuar viral

Intervista e parë ndonjëherë e Leo Messit sa ishte lojtar i Newell’s Old Boys, ka shkuar viral

Newell’s Old Boys ka publikuar pamje nga ajo që ata besojnë se është intervista e parë ndonjëherë e Leo Messit.

Messi, i konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, iu bashkua klubit nga Rosario në moshën 6-vjeçare.

Ai pastaj mbeti pjesë e Newell’s deri në vitin 2000 kur kaloi te Barcelona si 13-vjeçar, transmeton Periskopi.

Messi shënoi 234 gola në 176 ndeshje për Newell’s, klubi që ai mbështetë sot.

Pamjet e sapo publikuara tregojnë një reporter të Newell’s Old Boys duke pyetur Messin nëse ai do të ishte i gatshëm të fliste para kamerave pas një super paraqitjeje.

I turpshëm, Messi fillimisht heziton para se t’i thotë reporterit: ”Prit, po vij.”

I pyetur që fillimisht të tregonte emrin, Messit pastaj u pyet nëse e dinte se ishte shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes’, ndaj të cilës ai u përgjigj me ‘jo’.

Reportieri tha: ”A mund të na tregosh për golat para kamerës?”

Messi u përgjigj: ”Topi erdhi nga Federico Rosso, Grighini ia dha Lucasit. Lucasi ma dha mua dhe unë shënova.”

I pyetur se kujt do t’ia dedikonte këtë gol, Messi tha: ”Do t’ia dedikoj babait tim, dajës tim, gjithë familjes dhe njerëzve që më njohin.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: