E konfirmon Legia Varshava: Lirim Kastrati me dëshirën e tij kërkoi të mos luante për Kosovën në këto ndeshje
Lirim Kastrati kohëve të fundit ka qenë protagonist i padëshiruar te Legia Varshava.
Ai madje u la në shtëpi nga ish-trajneri i kampionit të Polonisë, për shkak të jetës së shfrenuar të natës me alkol, transmeton Periskopi.
Futbollisti shqiptar duket se është i vendosur të fitojë besimin e tifozëve dhe të stafit teknik, prandaj shfrytëzon periudhën e pushimit prej ndeshjeve të Kombëtareve.
Legia e Varshavës bën me dije se Kastrati ka refuzuar ftesën e Kosovës për sfidat e fundit në kualifikueset e Kupës së Botës, pasi dëshiron të stërvitet me klubin në Poloni.
“Lirim Kastrati, me kërkesë të tij dhe në marrëveshje me Federatën kombëtare, nuk do të marrë pjesë në grupimin e radhës të përfaqësueses së Kosovës. Lojtari do të përgatitet me skuadrën për ndeshjet e ardhshme të Legias së Varsshavës“, shruan klubi polak në njoftimin e bërë në kanalet zyrtare në rrjetet sociale.