Klubet e Premier League me rregullin ‘kudo veç te Newcastle jo’, refuzojnë t’i shesin lojtarë sheikëve

Klubet e Premier League me rregullin ‘kudo veç te Newcastle jo’, refuzojnë t’i shesin lojtarë sheikëve

E ardhmja e Newcastlet Unitedit padyshim ka ndryshuar nga konsorciumi PIF, i cili së fundmi blu klubin nga pronari i mëhershëm Mike Ashley.

E drejtë të themi se Ashley nuk ishte aspak figurë e popullarizuar në ‘St James Park’, pasi dështoi të investonte në futbollistë të rinj dhe objektet e klubit për shumicën e kohës sa ishte në krye.

Kjo është në kontrast me PIF, e cila ka premtuar të gërmojnë thellë në pasurinë e tyre 320 miliardëshe në tentativë për ta shndërruar klubin në gjigant anglez, transmeton Periskopi.

Derisa fansat e Newcastlet ishin të ngazëllyer me ardhjen e pronarëve të rinj, pjesa tjetër e Premier Leagues shikoi me frustrim.

19 klubet e tjera e kundërshtuan lëvizjen, dhe 18 skuadra votuan që të ndalonin klubin të nënshkruante kontrata joshëse sponsorisuese me firma saudite.

Tash, ato po planifikojnë një tjetër mënyrë për t’i ndalur ‘Toon’.

Në një bisedë me ‘The Telegraph’, një ekspert i industrisë tha: ”Newcastle do ta gjejë të vështirë të blejë lojtarë nga disa klube të Premier Leagues në janar, sepse ato më parë do të pranonin rënien nga liga se paratë e tyre. Disa klube thjesht nuk duan t’u shesin atyre.”

Duket se klubet e Premier Leagues janë të gatshme të operojnë me planin ‘kudo veç te Newcastle jo’. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: