Brenda javës brutale të parë të Antonio Contes te Spurs, ka bërë ndryshime rrënjësore në prapaskenë

Brenda javës brutale të parë të Antonio Contes te Spurs, ka bërë ndryshime rrënjësore në prapaskenë

Antonio Conte nuk ka humbur kohë që t’i përvishet punës te Tottenhami, derisa ka bërë ndryshime rrënjësore në prapaskenat e klubit londinez.

Italiani i frikshëm nuk tallet kur bëhet fjalë për profesionin e tij, derisa do të mundohet t’i rregullojë gjërat në skuadër.

Nuk do të jetë test i lehtë, por shenjat e hershme – dhe ka shumë prej tyre – janë se ai po mundohet të ndryshojë mendësinë rrënjësisht në klub.

Një raport nga ‘The Athletic’ ka nënvizuar përkushtimin e jashtëzakonshëm të Contes, i cili po mundohet ta dërgojë skuadrën në një nivel me të cilin ai do të ishte i kënaqur, transmeton Periskopi.

Vetëm 12 orë pas ndeshjes kundër Vitesses në Conference League, Conte e mblodhi tërë skuadrën në stërvitje me një intensitet që ‘nuk është parë që nga ditët e Mauricio Pochettinos’.

Sesioni brutal erdhi pasi Conte u ul me yjet e Spurs për një video-analizë maratonike, 75-minutëshe, të fitores kundër Vitesses.

Ai gjithashtu ka bërë lëvizje të shpejta të revolucionarizojë nutricistët e klubit, pasi tashmë u kishte thënë futbollistëve se gjendja fizike e tyre është ‘e papranueshme’, gjithnjë sipas ‘The Athletic’.

Conte beson se shumë futbollistë të tij janë mbipeshë për të qenë efektiv në Premier League dhe gjithashtu ka ndaluar produktet si sosi i domateve, sanduiçët, lëngun e frutave dhe majonezin në kantinë.

Me shumë ide që duhet t’i implementojë në kohë të shkurtër, Conte gjithashtu po planifikon të rritë numrin e mbledhjeve të skuadrës, derisa gjithashtu insiston që e tërë skuadra të hajë drekë së bashku çdo ditë.

Stafi i tij ka shkuar në punë më herët çdo ditë, dhe është larguar më vonë se që largohej ekipi i Nunos.

Raporti shkon pastaj dhe potencon se, derisa ka pasur shumë punë prej ardhjes së tij, lojtarët ndihen të rilindur nga qëllimet e trajnerit.

Ata ndjehen se përsëri po ‘testohen’ dhe po sfidohen për t’u bërë më të mirë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: