Arrestohet superyllka e PSG-së: Organizoi rrahjen brutale të bashkëlojtares për t’i zënë vendin në 11-she

Arrestohet superyllka e PSG-së: Organizoi rrahjen brutale të bashkëlojtares për t’i zënë vendin në 11-she

Mesfushorja e PSG-së dhe Francës, Aminata Diallo është marrë nga policia në mbajtje pasi dyshohet se ka orkestruar një sulm në bashkëlojtaren Kheira Hamraoui.

Sipas ‘L’Equipe’, Diallo u arrestua më herët këtë mëngjes pas një sulmi të dhunshëm në Hamraoui më 4 nëntor, transmeton Periskopi.

Atë natë, Diallo raportohet se e dërgoi Hamraouin me veturë në shtëpi nga një darkë e organizuar nga PSG.

Dy burra të maskuar u shfaqën, e nxorën me forcë Hamraouin nga vetura dhe thuhet se goditën këmbët e saj vazhdimisht me një shufër të hekurt.

Sulmi potencohet se zgjati disa minuta para se dhunuesit të iknin. Hamraoui u dërgua në spital, ku mori qepje në këmbë dhe duar.

31-vjeçarja nuk mundi të luante për PSG-në në fitoren 4-0 kundër Real Madridit në Champions Leaguen e grave dje. Diallo ishte në 11-shen startuese.

Është thënë se Diallo mund ta ketë orkestruar sulmin në Hamraouin, pasi të dy këto futbolliste luajnë në pozitën e njejtë.

Të dyja gjithashtu garojnë për të njejtin vend në Kombëtaren e Francës. Hamraoui, një ish-lojtare e Lyonit dhe Barcelonës, u ftua në Kombëtare në tetor. Kur një lëndim e detyroi të tërhiqet, Diallo u ftua në vend të saj në skuadër.

Në një komunikatë, PSG dënoi sulmin në Hamraouin dhe vuri në pah arrestimin e Diallos. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: