Ja disa statistika të trajnerit Gliha para ndeshjes së Kosovës me Jordaninë

Ja disa statistika të trajnerit Gliha para ndeshjes së Kosovës me Jordaninë

Sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër asaj të Jordanisë.

Ndeshja e sotme mes këtyre dy kombëtareve është në rolin e miqësores, e po ashtu e para për trajnerin në detyrë të “Dardanëve” Primoz Gliha, përcjell KosovaPress.

Pas shkarkimit të trajnerit Bernard Challandes, ndeshja e fundit për të cilin ishte humbja 2:1 ndaj Gjeorgjisë, trajneri Primoz Gliha tani do të jetë zëvendësuesi i tij deri në zgjedhjen e trajnerit të ri.

Gliha njihet si trajner që ka preferencë të ketë një formacion me tipare mbrojtëse, respektivisht ai përdor zakonisht skemën 5-3-2.

Po ashtu, slloveni preferon të luaj edhe me skemat 4-2-3-1 dhe 3-5-2 siç kishte bërë te Kombëtarja e Sllovenisë në grupmoshat U21.

Këto lloje të skemave i kanë sjellë Glihas një bilanc pozitiv prej 18 golave, ku 185 sosh skuadrat e tij i kanë shënuar, kurse i kanë pësuar gjithsej 167 gola.

Përgjatë karrierës si trajner, Gliha ka arritur të drejtojë skuadra dhe kombëtare në 112 ndeshje, ku ka regjistruar 44 fitore, 26 barazime dhe 42 humbje.

Ndeshja e sotme kundër Kombëtares së Jordanisë do të jetë e para për trajneri Gliha në krye të Kosovës.

Shpërndaje në: