Matoshi i kërkon Albin Kurtit të ngritet kundër fashizmit të promovuar nga Feraj
Gazetari i mirënjohur Halil Matoshi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ngritet kundër fashizmit që po promovohet në partinë e tij nga zyrtarë të lartë, në këtë rast nga z. Hysamedin Feraj.
“Kryeministër, ngritu kundër fashizmit, përndryshe je bashkëpjesëmarrës, e sëkëndejmi bashkëfajtor,” – ka shkruar z. Matoshi, përcjell Periskopi.
Matoshi ishte në mesin e trembëdhjetë gazetarëve të etiketuar nga z. Feraj si punonjës të Serbisë.
Aty ndodheshin edhe emra të tjerë si Visar Ymeri, Ilir Mirena, Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Valon Syla, Vehbi Kajtazi etj.
Ndaj Ferajt kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës [AGK]. Por, kujtojmë që Hysamedin Feraj i kishte kushtuar shkrim të plotë portalit tonë Periskopit e megjithatë AGK nuk kishte reaguar fare.
Kujtojmë që z. Halil Matoshi kishte qenë madje edhe i burgosur politik nga Serbia. /Periskopi