Shkëndijë dashurie mes Dj PM dhe Sarah, Big Brother surprizon të dy
Tre ditë më parë, kur Dj PM hyri në shtëpi shprehu pëlqimin e tij për Sarah Berishën, blogeren nga Shqipëria.
Ata këto ditë janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Atyre u është shfaqur një klip në dhomën e surprizave, me momentet nga më të mirat mes tyre gjatë këtyre ditëve.
“Nuk dua të ngutem, pasi PM ka vetëm tri ditë këtu brenda”, u shpreh Sara pas klipit të dhënë.
Sarah thotë se është shumë herët për të krijuar një lidhje, mirëpo thotë se duhet ta ndërtojnë marrëdhënien e tyre ditë pas dite.