Pamjet ku shihet Busquets duke iu shmangur presingut në stërvitje, janë thjesht të jashtëzakonshme

Pamjet ku shihet Busquets duke iu shmangur presingut në stërvitje, janë thjesht të jashtëzakonshme

Sergio Busquets është padyshim një prej mesfushorëve defanziv më të mirë në histori.

Për një dekadë të mirë, me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës, maestroja ka performuar në nivele të klasit botëror dhe ende nuk po jep shenja ngadalësimi në moshën 33-vjeçare, transmeton Periskopi.

Busquets ishte një prej lojtarëve më të mirë të ‘La Rojas’ gjatë Euro 2020, derisa me ekspertizë drejtoi Kombëtaren si kapietn drejt gjysmëfinales – ku u mposht nga fituesi eventual Italia.

Mesfushori veteran është qartazi një prej futbollistëve më të rëndësishëm në skuadrën aktuale të Luis Enriques, njeriu që mban të bashkuar tërë skuadrën.

Dhe mënyra si arrin ta bëjë këtë është përmes intelegjencës supreme rreth futbollit dhe Kombëtarja spanjolle ishte e vendosur ta nënvizonte këtë fakt përmes një videoje të publikuar në Twitter, të martën pasdite.

Ekipi i rrjeteve sociale të ‘La Rojas’ postoi një video fascinuese të Busquetsit, duke treguar aftësitë e tij për të mposhtur presingun gjatë një seance stërvitore.

Pavarësisht se pati shumë futbollistë që e rrethonin dhe u munduan t’ia merrnin topin, ylli i Barcelonës asnjëherë nuk e humbi qetësinë dhe ishte gjithmonë i aftë të gjente një bashkëlojtar përmes pasimeve të shpejta.

Shikoni pamjet e jashtëzakonshme më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: