Martohet fituesja e Nobelit për Paqen, publikon fotografi

Martohet fituesja e Nobelit për Paqen, publikon fotografi

Malala Yousafzai është martuar. 24 vjeçarja lidhi kurorë me partnerin e saj Asser Malik në një ceremoni të vogël të organizuar në shtëpinë e saj në Birmingham.

Fituesja e Çmimit Nobel per Paqe ka publikuar fotografi nga dita e veçantë ku shihet e veshur me fustan rozë.

Ajo shihet e buzëqeshur kraj bashkëshortit.

Malala Yousafzai nga Pakistani, ka fituar çmimin Nobel për Paqe 2014.

Malala, njihet për fushatën e saj kundër shkatërrimit të shkollave të vajzave nga ana e Talebanëve në Pakistan.

Ajo ishte qëlluar në kokë nga talibanët, derisa po po kthehej nga shkolla, në luginën Suat në Pakistan, në tetor të vitit 2012.

Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog në të cilin përshkruante jetën nën presionet e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj për edukimin e vajzave.

Shpërndaje në: