Trajneri i përkohshëm i Kosovës, GIlha: Nuk duhet të kemi kaq shumë respekt për kundërshtarin
Kosova nesër luan ndeshjen e parë miqësore kundër Jordanisë në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.
Në konferencën zyrtare para ndeshjes, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha tha se Kosova duhet të ndryshojë, të mos ketë kaq shumë respect për kundërshtarët.
“Kërkoj të fitohet secila ndeshje, këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Duhet të ndryshojmë, të mos kemi kaq shume respekt për kundërshtarët. Për mua nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Duam të marrim më të mirën nga këto ndeshje “, tha Gliha.
Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë në udhëtim më 14 nëntor.