Ibrahimovic apo Cristiano? Leao vihet në pozitë të vështirë nga gazetarët

Ibrahimovic apo Cristiano? Leao vihet në pozitë të vështirë nga gazetarët

Rafael Leao është vënë në një pozitë mjaft të papërshtatshme nga gazetarët.

Lojtari i Milan është paraqitur sot në konferencë për medie, i ftuar me kombëtaren e Portugalisë.

Një nga pyetjet për Leao ishte nëse është më i lumtur që luan me Ibrahimovic te Milan, apo me Cristiano Ronaldo në kombëtare të Portugalisë. Ndonëse në pozitë të vështirë, Leao përsëri pati një të preferuar.

“Ata janë dy lojtarë të cilët i admiroj shumë. Unë gjithmonë provoj të mësoj nga  ta”, ka thënë Leao, transmeton Periskopi.

“Por, sigurisht, unë jam më i lumtur të ndajë fushën me Ronaldon, sepse ai është lojtar që kam admirim të madh për të”, shtoi anëtari i Milan.

Paraqitjet e mira të Leao nën urdhrat e Pioli te Milan kanë bërë që ai të fitojë ftesë te kombëtarja e Portugalisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: