Xavi takohet me lojtarët – i njofton me 10 rregullat e arta që nuk duhet të thyhen
Xavi Hernandez ka vizituar sot për herë të parë lojtarët e Barcelonës, pas zyrtarizimit si trajner i skuadrës.
Ikona spanjolle, përveç përshëndetjes me lojtarët në dhomat e zhveshjes, i ka njoftuar ata edhe me 10 rregulla.
Këto 10 rregulla duket të jenë ato që Xavi i sheh si më të nevojshmet për t’iu kthyer lavdisë.
Më poshtë Periskopi ua përcjell 10 rregullat dhe shpjegimin e qëllimit për secilën nga to.
1: Lojtarët duhet të jenë një orë e gjysmë më herët në stërvitje:
Qëllimi i kësaj është që të ketë kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për stërvitjen, por edhe të ketë hapësira për diskutime individuale.
2: Stafi duhet të paraqiten dy orë para stërvitjes:
Synimi është që gjithçka të jetë gati për fillimin e seancës, kur lojtarët të arrijnë.
3: Lojtarët duhet të ushqehen në qendrën stërvitore:
Lojtarët e skuadrës së parë duhet të hanë në ambientet e skuadrës nën parametrat e vendosura nga nutricionistët e klubit. Një dietë korrekte parandalon lëndimet dhe përmirëson përgatitjen fizike.
4: Vendosja e gjobave:
E vërteta se lojtarët janë profesionistë mjaftueshëm për të ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë, funksionon në skenare ideale, por në jetën reale është e komplikuar.
5: Sanksione eksponenciale
Gjobat do të vendosen me ritëm gjeometrik e jo aritmetik. Do të thotë, nëse lojtari vonohet për stërvitje, ai paguan shumën më të lehtë, 100, pastaj herën e dytë 200, dhe penalltia e tretë 400 e kështu me radhë.
6: 48 orë para lojës nuk mund të vonoheni në shtëpi:
Kur skuadra është dy ditë larg ndeshjes, është e ndaluar kthimi në shtëpi pas mesnate. Konsiderohet se lojtari duhet të jetë i vetëdijshëm se ai duhet të jetë në gjendje sa më të mirë në kohën e ndeshjes.
7: Meritokracia:
Ju luani sikurse stërviteni, dhe meritokracia është e vetmja mënyrë drejt suksesit. Vetëm ata që stërviten më së miri dhe ata që kanë më shumë përkushtim në stërvitje do të kenë mundësi të jenë startues. Të tjerët ngrohin bankën ose në rastin më të keq, nuk ftohen.
8: Kontrollimi për aktivitetet jashtë sportive:
Lojtarët mund të kenë aktivitete tjera që nuk janë futboll, por nëse këto afektojnë performancën, duke pasur nevojë që të përfshihen udhëtime apo t’i dedikohen orë të tepërta, atëherë duhet të mbikëqyren nga stafi i trajnerëve.
9: Ndalimi i aktiviteteve të rrezikshme:
Nuk duhet të ndodh më të shohim një lojtar që bën surf, apo argëtohet me biçikletë elektrike. Këto lloj aktivitetesh sanksionohen me masa serioze dhe duhet t’i kalojnë filtrave të departamentit ligjorë, pasi konsiderohet shkelje flagrante e kontratës.
10: Imazhi i mirë:
Lojtarët janë pjesë fundamentale e klubit dhe ata duhet të jenë të parët që vendosin shembull. Me tifozët duhet të shfaqet empati dhe sjelljet e pahijshme janë të ndaluara. /Periskopi/