Përdhoset Joshua – i kërkohet të lirojë rrugën për duelin e unifikimit të titujve mes Fury e Usyk
Anthony Joshua nuk po trajtohet seriozisht, pas humbjes së pësuar ndaj Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik, Joshua, humbi titujt e tij në përballjen me ukrainasin dhe tani ka kërkuar të aktivizojë klauzolën për revanshin, me shpresën për t’i kthyer titujt.
Por, tani kërkesat ndaj Joshua janë që të lirojë rrugën për duelin mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, në mënyrë që të ketë një duel që mund t’i unifikojë titujt, përcjell Periskopi.
“Mendoj se do të ishte zgjuar të shtyjmë një duel me Usyk, dhe ta lëmë Usyk të përballet me Fury, dhe pastaj fituesi të përballet me Joshuan”, ka thënë promotori i Fury.
“Kjo është në çfarë shpresoj. Nëse bëhet ose jo, nuk e di, pasi varet nga Joshua dhe jo nga unë”, shtoi ai.
Joshua humbte në shtator titujt e tij, kurse Fury u rikonfirmua në tetor si kampion i WBC./Periskopi/