Alexander Frei përmendej si opsion për stolin e Kosovës – trajneri zviceran ndanë rrugën me Wil
Alexander Frei ka ndarë rrugët me skuadrën zvicerane, Wil.
Ikona e futbollit zviceran, Frei, ishte një nga emrat që lidhej me stolin e Kosovës, pas largimit të Bernard Challandes.
Së fundmi, edhe më të mundshëm këtë opsion e bën largimi i Frei nga Wil. Largimin e tij e ka konfirmuar vet skuadra zvicerane.
“FC Wil 1900 shpreh keqardhjen që nuk mund të gjendej asnjë marrëveshje për orientimin e mëtejshëm sportiv dhe strukturor të klubit dhe i uron Alex Frei fat në hapin tjetër në shkallët e karrierës së tij”, tha drejtori sportiv i Wil, Jan Breitenmoser.
Më parë, Frei vet kishte deklaruar se do t’i pëlqente ta merrte drejtimin e kombëtares së Kosovës. /Periskopi/