Messi te Barca në vitin 2023? Victor Font flet pas një ‘heshtje të gjatë’
Pas një periudhe të gjatë pa folur për mediet, Victor Font, ish kandidat për president të skuadrës së Barcelonës, ka dhënë disa komente për problemet e shkaktuara së fundmi në kampin Blaugrana.
Kriza ekonomike, e përcjellur edhe me krizë të rezultateve, ka bërë që skuadra të jetë në probleme të mëdha. Shto këtu faktin e largimit të Lionel Messi këtë vit nga skuadra, pakënaqësitë janë edhe më të mëdha sesa tregojnë letrat.
Për të gjitha këto, si dhe për ardhjen e re të trajnerit (Xavi Hernandez) ka folur Victor Font. Por, theks të veçantë ai i ka dhënë edhe rikthimit të mundshëm të Lionel Messi te Barcelona, në vitin 2023.
“Ai e meriton të pensionohet me stil. Nga momenti kur u largua, klubi duhej të kishte filluar të mendonte se si ta rikthejë atë te Barca në vitin 2023”, ka thënë Font, transmeton Periskopi.
Font nuk ka thënë nëse do të garojë për president përsëri, megjithatë, dha këtë këshillë për skuadrën.
Font është shprehur i gëzuar për emërimin e Xavi Hernandez, duke shtuar se pret rezultate të mira dhe ndryshim të situatës. /Periskopi/